image Shqipëria goditet nga tërmeti

Rajon

Rajon/ Shqipëria goditet nga tërmeti

news image

Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në afërsi të Durrësit.

Sipas të dhënave të publikuara nga EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter dhe me thellësi fokale 12 km.

Raportohet se epiqendra e lëkundjeve ka qenë në detin Adriatik, 18 km në veriperëndim të Detit Adriatik dhe 38 km në perëndim të Tiranës, ndërsa lëkundjet sizmike janë ndjerë rreth orës 00:08.

Ka disa ditë që në Shqipëri janë regjistruar disa lëkundje sizmike, kryesisht në zonën e Durrësit dhe Korçës, të cilat kanë qenë me fuqi të ulët dhe pjesa më e madhe e tyre thuajse nuk janë ndjerë fare nga qytetarët/Gazeta Sinjali/