Dje rreth orës 15:05 në fshatin Studenqan të Suharekës një fëmijë që po e drejtonte biçikletën është përplasur me një veturë, raporton Gazeta Sinjali.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se fëmija ka pësuar lëndime të lehta trupore.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në të cilin ka qenë e përfshirë një veturë dhe një biçikletë. Drejtuesi i biçikletës (fëmijë) është përplasur me një veturë dhe ka pësuar lëndime të lehta trupore” thuhet në raportin e KP-së./Gazeta Sinjali/