Në fshatin Grejkoc të Suharekës është arrestuar një person pasi që i njëjti ka kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
Një burim i Gazetës Sinjali brenda policisë ka thënë se i dyshuari këtë vepër e ka kryer me 14 nëntor të këtij viti.
I dyshuari është intervistuar në lidhje me këtë çështje, raporton Gazeta SInjali.
Gjatë intervistimit, ai e ka pranuar veprën dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, kanë thënë burimet e Gazetës Sinjali.