image Suharekasit i hyjnë në lokal, ia marrin çelësat dhe ikin me veturë të tij

Vjedhje/ Suharekasit i hyjnë në lokal, ia marrin çelësat dhe ikin me veturë të tij

news image

Një vjedhje e paparë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Shirokë të Suharekës.

Një person ka raportuar në Polici se përderisa ishte në një lokal, persona të panjohur kanë hyrë dhe ia kanë marrë çelësat e veturës, shkruan Gazeta Sinjali.

Pasi ia kanë marrë çelësat, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes pikërisht me veturë të suharekasit.

Policia thotë se janë duke e hetuar rastin. /Gazeta Sinjali/