Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur një formë të re për evidentimin e të gjitha sëmundjeve kronike, për të cilat do të kujdeset Ekipi Mjekësor i Kujdesit Shtëpiak.
Formularët e përgatitur do t’i dorëzohen edhe QKMF-së, QMF-ve dhe AMF-ve.
Kjo statistikë do të krijojë një pasqyrë evidentuese të të dhënave, për secilin banorë rezident në Komunën e Suharekës.
“Kujdesi shëndetësor është prioriteti kryesor dhe për këtë punëtorët shëndetësor nga komuna jonë, janë të parët për t’iu shërbyer qytetarëve. Ju lutemi të gjithë qytetarëve, që kanë sëmundje kronike të paraqiten në qendrën më të afërt mjekësore, apo ta lajmërojnë Ekipin Mjekësor të Kujdesit Shtëpiak në 045/930/001”, shkruan Muharremaj në njoftim./GazetaSinjali/