image Muharremaj tregon arsyet pse është kundër mbylljes totale

Kosovë

Muharremaj tregon arsyet pse është kundër mbylljes totale

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë mbajtur sot një takim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, për t’i diskutuar masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, në një prononcim për Sinjalin tha se nëse vendoset mbyllja totale, paraqet problem për bizneset e në veçanti për gastronomët.

“Po shiqo është pak problem, sepse çfarë do të bëhet me bizneset, çfarë do të ndodhë me gastrononimë, nuk është e lehtë as për ata kjo”, tha Muharremaj.

Ai u shpreh i shqetësuar se përderisa ishin festat e fundvitit dhe fushata zgjedhore, nuk pati mbyllje totale ndërsa tani kjo po ndodh, e që sipas tij është absurde.

“Çka ndodhi që 6 muaj nuk u mshelëm, i patëm festat e fundvitit, patëm fushatën zgjedhore e tash çka ndodhi, me të vërtetë është problem kjo punë”, shtoi ai për Sinjalin.

Po ashtu, Muharremaj bëri të ditur se gjendja me pandeminë në këtë komunë është e rënduar, pasi që numri i rasteve aktive është afro 400.

“Gjendja është keq, kemi raste të reja për çdo ditë. Numri i rasteve aktive deri 400”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/