image Komuna e Suharekës lëshon falas parkingun komunal për mërgimtarët

Kosovë

Komuna e Suharekës lëshon falas parkingun komunal për mërgimtarët

news image

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se parkingu komunal do të lëshohet dhe do të jetë falas për mërgimtarët, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremaj ka bërë të ditur se, përveç parkingut, edhe E-Kiosqet do të jenë në shërbim online për mërgimtarët për nxjerrjen e dokumenteve bazë.

Njoftimi i plotë:

Të dashur mërgimtarë,

Po shohim se tashmë jeni nisur drejt vendlindjes tuaj, natyrisht për t’i vizituar familjet tuaja dhe festat ti gëzoni në vendin tuaj.

Si kryetar i komunës jam në shërbimin tuaj, duke ju uruar së pari udhëtim të mbarë, dhe ju premtoj se institucionet komunale janë në shërbimin tuaj me të gjitha kapacitetet.

Parkingu në oborrin e komunës është falas për ju, ashtu siq e kemi praktikuar edhe viteve të kaluara;

E-Kiosqet në qytet për shërbime online, për nxjerrjen e dokumenteve bazë do të jenë në shërbim për ju, krahas administratës e cila do të operoj me të gjitha kapacitetet brenda kompetencave komunale;

Jemi munduar ta mbajmë të gjithë hapsirën publike bukur dhe pastër;

Qyteti është rregulluar për festat e fundvitit, ashtu që ju të krenoheni me vendin tuaj dhe progresin që ka Komuna e Suharekës.

Meqë jemi në kohë pandemie, ju lus që ti zbatoni rregullat e institucioneve shëndetësore që ta mbroni veten dhe familjet tuaja.

Ju i keni dhënë shumë vendit tuaj në të gjitha periudhat, dhe detyrë e jona është t’ju shërbejmë institucionalisht dhe për këtë obligohem të jem në krye të detyrës.

Besoj se do të takohemi në qytet, natyrisht me respektim të rregullave dhe distancës, dhe me knaqësi do t’i dëgjoj, vërejtjet, këshillat dhe sygjerimet tuaja.

Me respekt

Bali Muharremaj

/Gazeta Sinjali/