image Pandemia dëmton buxhetin e Komunës së Suharekës, vetëm 27 mijë euro të hyra komunale për dy muaj

Financa

Pandemia dëmton buxhetin e Komunës së Suharekës, vetëm 27 mijë euro të hyra komunale për dy muaj

news image

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka deklaruar se pandemia Covid-19 e ka dëmtuar buxhetin e komunës që ai udhëheq, si dhe shumë bizneset dhe e ka penguar aktivitetin e tyre, por ai shprehet i bindur se ato së shpejti do të rimëkëmben.

Në pikëpyetje është mundësia e ndihmesës për bizneset nga komuna e Suharekës. Kjo pasi që sipas të parit të kësaj komune do kenë vështirë buxhetore pasi të hyrat janë të ulëta për këta tre muaj.

“Po presim me përfundua edhe faza e tretë, do të ulemi me shefat e grupeve parlamentare sepse kemi qenë bashkë gjatë pandemisë  vazhdimisht…Do presim edhe pak, do ulemi dhe do bisedojmë, do të shohim se çka ka mundësi po them edhe njëherë në bashkëpunim me shefat e grupeve të gjitha partive politike, asamblen do marrim masat por duhet të na kuptojnë që për muajin mars dhe prill të hyrat kanë qenë shumë të vogla edhe për maj shumë të vogla. Ne kemi filluar detyrat në terren, projektet me i realizuar, kështu që do kemi probleme sa i përket buxhetit, pasi që në muajin mars janë mbledhur 12 mijë dhe në -muajin prill 15 mijë. Kanë qenë të planifikuar diku nga 220 mijë euro në vit“, deklaroi ai.

Sipas tij, edhe pas lehtësimit të masave nëpër këto tri faza kjo komunë i ka zbatuar të gjitha zbatimet e qeverisë në detyrë.

“Komuna e Suharekës ka shumë biznese të forta, është e vërtetë e ka pengua por edhe e ka dëmtua pasi që po bëhen diku kemi filluar me i marrë masat e para para qeverisë diku me 10 ose 11, i ka dëmtuar por besoj që do i marrin shumë shpejt këmbët. Komuna e Suharekës dhe firmat do dalin dhe të punojnë   dhe kanë filluar me punu jemi në terren. Humbjet si çdo komunë tjetër”, tha Muharremaj për KP.

Kjo komunë kishte një person të vdekur si pasojë e Covid-19 dhe 38 të infektuar, shumica e të cilëve janë shëruar./Gazeta Sinjali/