Si shumë shtete edhe Suedia ka këshilluar qytetarët e saj të shmangin udhëtimet për në Rusi.
Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde përmes një postimi në Twitter ka këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Rusi për shkak të “situatës serioze dhe të paparashikueshme të sigurisë në rajonin më të gjerë”.