image Stuhia godet Britaninë, valë 10 metra mbi restorantin plot me njerëz

Botë

Dëshmitarët/ Stuhia godet Britaninë, valë 10 metra mbi restorantin plot me njerëz

news image

Dëshmitarët kanë kapur momentin kur një valë gjigande është përplasur mbi një restorant të vogël në Britaninë e Madhe.

Në Oliver’s On The Beach në Southend, Essex, dallgët 10 metra të larta përplasen ne xhamat e një restoranti në anë të detit, ndërsa klientët janë duke ngrënë mëngjesin.

Në Britani moti i keq dhe erërat me shpejtësi mbi 80 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Shtëpive në qytet u janë shkulur çatitë që kanë rënë në rrugë.

Agjencitë e emergjencave kanë marrë mijëra kërkesa për ndihmë nga persona të bllokuar në rrugë apo në banesa të dëmtuara. /Gazeta Sinjali/