image Stuhia e fuqishme po i afrohej Kinës, momenti kur gazetari në terren ballafaqohet me erërat e forta - VIDEO

Botë

Stuhia e fuqishme po i afrohej Kinës, momenti kur gazetari në terren ballafaqohet me erërat e forta – VIDEO

news image

Një pjesë e madhe e Hong Kongut dhe pjesëve të tjera të Kinës jugore u mbyllën sot gjatë ditës, si rrjedhojë e tajfunit të fuqishëm Saola që kaloi përgjatë bregut.

Shumë punëtorë qëndruan shtëpi, ndërsa studentët në qytete të ndryshme panë që fillimi i vitit të tyre shkollor do të shtyhet për javën e ardhshme. 

Edhe tregtimi në bursën e Hong Kongut u pezullua, teksa qindra njerëz u bllokuan në aeroport pasi rreth 460 fluturime u anuluan në qendrën kryesore rajonale të biznesit dhe udhëtimit.

Sipas televizionit shtetëror CCTV, autoritetet hekurudhore në Kinën kontinentale ndaluan të gjithë trenat që hyjnë ose dalin nga provinca Guangdong nga e premtja mbrëma deri në mbrëmjen e së shtunës, përcjelli AP.

Observatori i Hong Kongut lëshoi ​​një sinjal uragani nr. 10, paralajmërimi më i lartë sipas sistemit të motit të qytetit. Ky ishte paralajmërimi i parë nr. 10 që nga super tajfuni Mangkhut që goditi Hong Kongun në vitin 2018.

Stuhia ishte aq e fushqishme, teksa u bë virale videoja e një gazetari duke raportuar në kushte tejet të vështira.

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/1016682859367370

/GazetaSinjali/