image Stuhi, shi e breshër/ Komuna e Prishtinës apelon për kujdes të shtuar

Sociale

Stuhi, shi e breshër/ Komuna e Prishtinës apelon për kujdes të shtuar

news image

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që të shtojnë kujdesin e tyre, për shkak të motit të ligë, i cili po shoqërohet me stuhi, shi, erë e breshër.

Komuna ka ftuar qytetarët që t’i shmangin lëvizjet në këmbë, meqë parashikohet shi dhe breshër, shkruan Gazeta Sinjali.

Nëse mundeni, kufizojini lëvizjet në këmbë meqë parashikohet stuhi me shi dhe breshër” është thënë në njoftimin e komunës.

Komuna ka ripublikuar disa rekomandime të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, për të evituar rrezikun.

Mos qëndroni pranë pemëve, shtyllave të telefonit apo flamujve. Distanca e sigurt nga objektet e larta është dyfishi i lartësisë së objektit. Gjatë stuhisë me vetëtima, mos përdorni ombrellë, qendroni larg gardheve me tela, paisjeve me tela për tharjen e rrobave dhe objekteve të tjera metalike. Gjatë stuhisë me vetëtima, qendroni larg paisjeve elektronike, kanaleve të ngrohjes, radiatorëve dhe hidraulikës. Hiqni nga priza paisjet kryesore elektrike“, thuhet në apelin e komunës.

Kujtojmë se të hënën një person, ka humbur jetën në komunën e Prishtinës, pas goditjes nga një dru, kurse një grua mori lëndime të rënda trupore.

/GazetaSinjali/