image Misioni i KFOR-it do të kryejë stërvitje treditore në tetë komuna

Siguri

Misioni i KFOR-it do të kryejë stërvitje treditore në tetë komuna

news image

Misioni i KFOR-it përmes një komunikate të lëshuar ka njoftuar do të kryejë stërvitje rutinë ushtarake në pjesën perëndimore, nga 4 deri më 6 korrik 2023.

Përmes njoftimit, KFOR-i bëri të ditur se stërvitjet do të kryhen nga kontingjenti shumëkombësh, me qëllim të përmirësimit të gatishmërisë dhe përgatitjes së njësive.

Ushtarët dhe automjetet do të vendosen në Istog, Shtërpcë, Mamushë, Deçan, Gjakovë, Dragash, Han të Elezit dhe në Kaçanik.

“Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje ditën dhe natën me fluturime tokësore dhe me helikopterë mbi komunat e Gjakovës, Shtërpcës dhe Mamushës. Radhët e mjeteve të rënda do të kalojnë transit përgjatë rrugëve kryesore dhe dytësore brenda rajonit. KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar një përgjigje në kohë dhe të sigurt. KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale”, thuhet në komunikatë.

Ky mision shtoi se është i përqendruar në zbatimin e mandantit të tij, për të siguruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes.

/GazetaSinjali/