image Studimi: Numri i personave me antitrupa në Itali është 6 herë më i lartë se i të infektuarve

Evropë

Studimi: Numri i personave me antitrupa në Itali është 6 herë më i lartë se i të infektuarve

news image

Rreth 1.5 milionë banorë të Italisë ose e shprehur ndryshe, 2.5% e popullsisë kanë zhvilluar antitrupa ndaj koronavirusit, shifra këto 6 herë më të larta sesa numri zyrtar i personave të raportuar si të infektuar me COVID-19.

Studimi është realizuar nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Ministria e Shëndetësisë dhe bazohet në testimet serologjike që janë kryer në mbi 64 mijë persona.

Që nga nisja e pandemisë e deri në këto momente në Itali janë raportuar 248 mijë persona të infektuar, 35,166 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Vëzhgimi nxjerr në pah dhe ndryshime të mëdha në rajone të ndryshme të vendit, ku në Lombardi, aty ku konsiderohet dhe epiqendra e koronavirusit, 7.5% e popullsisë ka krijuar antitrupa, ndërsa në rajonin jugor të Siçilisë vetëm 0.3%.

Mes të tjerash është arritur në përfundimin se rreth 30% e personave me antitrupa kanë qenë asimptomatikë. /Gazeta Sinjali