image Studimi italian: E kemi izoluar koronavirusin edhe në lotët e pacientëve

Botë

Pandemia/ Studimi italian: E kemi izoluar koronavirusin edhe në lotët e pacientëve

news image

Edhe të qash, në këtë periudhë, me sa duket ka rreziqet e veta. Një studim i Institutit Spallanzani të Romës, një nga qendrat më të rëndësishme të trajtimit dhe studimit të viruseve në Evropë, ka botuar një studim ku hulumtuesit deklarojnë se kanë izoluar virusin Sars-COV-2, ose koronavirusi i ri siç njihet gjerësisht, edhe në lotët e pacientëve.

Sipas tyre, virusi rezultoi aktiv edhe në sekrecionet okulare të pacientëve pozitivë dhe është potencialisht infektues në lotët edhe kur testimet nga goja të pacientit rezultonin negativë”.

Instituti Spallanzani mbahet si një nga më prestigjiozët në studimin e viruseve

Një ndryshim rrënjësor për të kuptuar përhapjen e koronavirusit, nga momenti që deri tani sytë ishin një organ nga i cili virusi mund të hynte në organizëm, por jo të dilte dhe të ishte burim infeksioni.

Studimi, që u botua në revistën “Annals of Internal Medicine”, përfaqëson sipas epidemiologëve italianë “një zbulim të rëndësishëm në planin e sigurisë publike, për këtë arsye para publikimit kemi njoftuar edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë”. /Gazeta Sinjali/