image Studimi: Burrat me flokë të rënë kanë më shumë gjasa të përfundojnë në spital nga koronavirusi

Botë

Studimi: Burrat me flokë të rënë kanë më shumë gjasa të përfundojnë në spital nga koronavirusi

news image

Burrat pa flokë, apo me flokë të rënë kanë 40% më shumë gjasa të infektohen me koronavirus dhe të përfundojnë në spital.

Sipas një studimi nga dermatologët, ata zbuluan lidhjen midis humbjes së flokëve dhe ashpërsisë së koronavirusit duke analizuar të dhëna e 2,000 burrave britanikë në spital.

Mendohet se hormoni “Androgen” që shkakton humbjen e flokëve tek burrat, ndihmon virusin të hyjë në qeliza.

Ekspertët paralajmëruan se ekziston një listë e tërë faktorësh që mund të shpjegojnë pse burrat me flokë të rënë po vdesin më shumë. Për shembull, përkatësia etnike është e lidhur me një rrezik më të lartë të COVID-19.

Dermatologët po bëjnë edhe një tjetër lidhje, ku sipas tyre “tullacët” konsiderohen më të rrezikuar, ku këtë rrezik e quajnë “Shenja Gabrin”, pasi mjeku i parë amerikan që vdiq nga koronavirusi në SHBA ishte Dr. Frank Gabrin, i cili ishte “tullac”.

Një profesor nga Universiteti Brown, Carlos Wambier është shprehur në një deklaratë për “The Telegraph”: “Ne vërtet besojmë që ‘tullacllëku’ është parashikuesi perfekt për agresivitet të koronavirusit. Androgeni është definitivisht një portë që virusi të futet tek qelizat tona”./ Gazeta Sinjali/