image Studimi britanik: Gjysma e pacientëve të shtruar në spital nga COVID-19 kanë simptoma edhe pas një viti - Sinjali

Studimi britanik: Gjysma e pacientëve të shtruar në spital nga COVID-19 kanë simptoma edhe pas një viti

news image

Studimi i botuar në revistën mjekësore britanike, Lancet thotë se rreth gjysma e pacientëve që lanë spitalin nga COVID-19 ende vuajnë nga të paktën një simptomë të vazhdueshme që më të shpeshta janë ato të lodhjes ose dobësimit  të muskujve pas 12 muajsh, siç raportohet nga Agence France-Presse.

Ky studim bënë të ditur se për shumë pacientë, shërimi i plotë nga COVID-19 do të zgjasë më shumë se 1 vit.

Midis janarit dhe majit të vitit 2020, në qytetin qendror kinez Wuhan studimi ndoqi afro 1 mijë e 300 njerëz të shtruar në spital për COVID-19.

Ky qytet është vendi i parë i prekur nga kjo pandemi që ka infektuar që nga atëherë 214 milionë njerëz në të gjithë botën, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se katër milionë njerëzve.

Pjesa e pacientëve të vëzhguar me të paktën një simptomë u ul pas gjashtë muajsh nga 68% në 49% pas 12 muajsh.

Shqetësimet në frymëmarrje u rritën pas gjashtë muajsh nga 26% e pacientëve në 30% pas 12 muajsh.

U zbulua se gratë e prekura kishin 43% më shumë gjasa sesa meshkujt e prekur të vuanin nga lodhja ose dobësimi i vazhdueshëm i muskujve, dhe dy herë më shumë të diagnostikoheshin me ankth ose depresion.

Por studimi thotë se 88% e pacientëve që punuan para se të testonin pozitiv ishin kthyer në punët e tyre një vit më vonë.

Studimi i shton kërkimit të mëparshëm që paralajmëroi autoritetet në vende të ndryshme se ata duhet të jenë të përgatitur për të siguruar mbështetje afatgjatë për punonjësit e shëndetit dhe pacientët e prekur nga COVID-19.

Covid-i i gjatë është një sfidë mjekësore moderne e rendit të parë”, përfundoi studimi, duke bërë thirrje për më shumë kërkime për të kuptuar gjendjen dhe kujdesin më të mirë për pacientët që vuajnë prej tij“. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: