Simptomat më të shpeshta të Covid-19 janë ato që na i përsërisin prej disa javësh: temperatura, lodhja dhe kolla e thatë.
Disa pacientë mund të kenë dhimbje trupi, hundë të bllokuar ose sekrecione, dhimbje të fytit ose diarre. Keto simptoma jane zakonisht te buta dhe fillojne gradualisht.
Disa njerëz infektohen por nuk shfaqin simptoma apo nuk ndihen të sëmurë. Rreth 80% e popullsise shërohet pa nevojen e trajtimit mjekësor, ndërkohë që 1 në 6 njerëz sëmuret rëndë.
Por shkenc ëtarët po vërejnë me kalimin e kohës edhe simptoma të tjera që shfaqen tek persona e infektuar me Covid-19. Përpos mushkrive janë edhe të tjera organe që po tregojnë se preken. Më poshtë janë të renditura ato në bazë të studimeve të fundit shkencore…
1 Truri
Turbullime të ndërgjegjjes
Turbullime të përqëndrimit
Epilepsi
Aksident vaskular cerebral
2 Mushkritë
Shqetësime në frymëmarrje
Emboli pneumonare
3 Melçia
Pengesë e funksioneve hepatike
me ngritjen e enzemave
hepatike në gjak
4 Veshkat
Pamajaftueshmëri e thellë renale
5 Sistemi tretës
Diarre
Të vjella
Dhimbje abdominale
6 Nervat
Prekje e sistemit nervor
periferik
7 Sytë
Inflamacion i pjesës së brendëshme
të qepallave
8 Hunda
Prekje e rrjetës nervore
Humbje e nuhatjes
Humbje e shijes
9 Zemra dhe venat e gjakut
Inflamacion i muskulit kardiak
Inflamim i membranës që
rrethon zemrën
Koagulime brenda venave dhe arterieve
10 Lëkura
Çarje dhe fryrje të gishtave të duarve dhe këmbëve.