image Studentët shqiptarë në SHBA krijojnë fondacion për familjet e prekura nga aksidenti në Bullgari

Rajon

Studentët shqiptarë në SHBA krijojnë fondacion për familjet e prekura nga aksidenti në Bullgari

news image

Një fondacion është krijuar për familjet shqiptare të prekura nga aksidenti tragjik në Bullgari.

Ky fondacion është krijuar nga disa studentë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo fushatë është organizuar nga studentët Bergite Musaj, Dea Dodi dhe Besart Çopa, të cilët aktualisht studiojnë në Universitetin Georgetown në Washington D.C.

Vetëm në momentet e para pas fillimit të këtij fondacioni janë mbledhur më shumë se 540 dollarë amerikanë dhe shuma po rritet nga momenti në moment.

“Ju lutemi dhuroni aq sa mundeni. Çdo donacion bën ndryshim”, bëhet thirrje në këtë fushatë.

Bëjmë të ditur se nga aksidenti në Bullgari kanë vdekur 46 persona si rezultat i zjarrit që kaploi autobusin. Shtatë udhëtarë të tjerë kanë arritur të dalin nga autobusi që mori flakë.

/Gazata Sinjali/