image Studentët protestojnë para Kuvendit të Kosovës

Kosovë

Revolta/ Studentët protestojnë para Kuvendit të Kosovës

news image

Një grup studentësh sot kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës me moton ‘’Boll luajtët me popull’’.

Studentët kërkuan që partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit t’i formojnë sa më shpejt institucionet dhe të mos krijojnë ngërç. T’i lënë anash interest e tyre dhe t’i kenë parasysh interesat e qytetarëve, transmeton Gazeta Sinjali.

Studentët paralajmëruan se nuk do të ndalen dhe se do të vazhdojnë prapë me protesta të tilla.

Protesta e studentëve ka përfunduar e qetë dhe pa incidente. /Gazeta Sinjali/