Një grup studentësh sot kanë protestuar para Kuvendit të Kosovës me moton ‘’Boll luajtët me popull’’.
Studentët kërkuan që partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit t’i formojnë sa më shpejt institucionet dhe të mos krijojnë ngërç. T’i lënë anash interest e tyre dhe t’i kenë parasysh interesat e qytetarëve, transmeton Gazeta Sinjali.
Studentët paralajmëruan se nuk do të ndalen dhe se do të vazhdojnë prapë me protesta të tilla.
Protesta e studentëve ka përfunduar e qetë dhe pa incidente. /Gazeta Sinjali/