image Studentët nisin peticion, kërkojnë që ligjëratat të mbahen në universitete

Arsim

Studentët nisin peticion, kërkojnë që ligjëratat të mbahen në universitete

news image

Organizata Studentore “Reforma” ka nisur një peticion me anë të të cilit kërkon rifillimin e ligjëratave universitare në formë fizike, raporton Gazeta Sinjali.

Në peticionin e tyre, studentët kundërshtojnë vendimet e fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sipas të cilëve, të gjitha institucionet universitare në Republikën e Kosovës do të vazhdojnë ligjëratat në formën online.

Studentët e quajnë të pakuptimtë mbylljen e universiteteve për shkak të pandemisë, derisa janë hapur kafiteritë dhe fushata zgjedhore e partive politike po vazhdon pa u penguar.

“Është e pakuptimtë të mbyllet shtëpia e dijes, ndërsa të lejohen tubimet e propagandës! Ftojmë të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës që me anë të nënshkrimit të këtij peticioni, të përgjigjen ndaj vendimeve të paarsyeshme dhe të bashkangjiten për rikthimin e studentëve aty ku e kanë vendin, në Universitet”, thuhet në mbishkrimin e këtij peticioni./Gazeta Sinjali/