Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka treguar se këtë vit në konvikte janë vendosur 4000 studentë.
Ai shtoi se kusht për pranimin në konvikte këtë vit ka qenë vaksinimi i studentëve, teksa shtoi se kanë pasur dy vite të vështira për shkak të karantinës.
“Këtë vit akademik fatmirësisht na u ka lejuar që të t’i vendosim aq student sa kemi kapacitete , pra i kemi 4 000. Mirëpo ata student që i kemi vendosur kanë qenë të detyruar që të jenë të vaksinuar dhe kështu që të gjitha kapacitetet i kemi të mbuluara me student. Ne kemi përshkrim të detyrave të punës që të menaxhojmë me studentë”.
“Kemi pasur dy vite të vështira është dashtë me u marr edhe me punë të tjera që nuk na kanë takuar dhe që nuk kemi pasur ekspertizë, rasti i karantinës. Prandaj puna me student na duket shumë e lehtë dhe shumë e zakonshme, rutinë”.
Po ashtu Sfishta shtoi se ushqimin në mensë studentët e marrin në paketime speciale për t’u ushqyer në hapësirat e konvikteve.
“Edhe mensa e studentëve ofron shërbime, ushqim, dy vakte në ditë, mirëpo këtë vit në bashkëpunim edhe në konsultim me institucione shëndetësore dhe Ministrinë e Arsimit, studentët e marrin ushqimin me vete, shkojë në mensë, zgjedhjençka donë edhe paketohet ushqimi në paketime speciale dhe merret ushqimi dhe studentët ushqehen nëpër dhomat e tyre dhe nëpër hapësirat e tyre”.
Për mundësinë e shndërrimit të konvikteve në karantinë në rast të rritjes së numrit të rasteve ai tha se institucionet e tjera e marrin atë vendim, por që janë gatshëm ta zbatojnë.
“Shpresoj shumë që mos të rritet numri i të infektuarve, shpresojë shumë që edhe nëse rritet ne nuk do të jemi pjesë e trajtimit sikur vitin 2020 si karantinë. Mirëpo në rast se ndodh, dhe në rast se institucionet e tjera e marrin atë vendim ne jemi të gatshëm ta zbatojmë”, deklaroi ai për EO.
“Më vështirë ka qenë ta shndërrojmë konviktin në karantinë se nga karantina në rolin që e ka Qendra e Studentëve, mirëpo ka pasur disa dëmtime, dhe një psikozë rek studentët që ka qenë një kohë të gjatë 3 muaj e gjysmë si qendër e të karantinuarve, mirëpo me biseda, me njoftime, kemi dalë dhe studentët kur kanë ardhur janë vendosur në hapësirat e tyre pa as një problem”.
Ndërkaq, Sfishta tha se nuk është planifikuar për ndërtim të konvikteve të reja, vetëm në rast se shtohet intensiteti dhe fluksi i studentëve, atëherë do të kërkojnë ndihmë nga Institucionet./GazetaSinjali/