Banori i Big Brother, Stersi ka treguar se si në Milot ka shumë grabitës dhe është shumë rrezik të ndaloni për të blerë diçka, pasi ata mund t’ua grabisin veturën, ose gjësendet e tjera me vlerë, njëjtë siç i ka ndodhur atij dhe Amigës.
Stresi e ka treguar këtë situatë gjatë një bisede me shokun e tij brenda shtëpisë, Artanin.
“I kam thënë shokëve të mi prej Kosovës, reperave, kur të vini mos u ndalni në Milot te ato frutat, perimet, pasi sa binte terri kidnapuesit rrinin mbrapa shitësve në ferra. Rrinin aty nga 10 orë duke pritur. I shkreti Agon Amiga me nusen e vet, sa kanë dalë, ia kanë marrë makinën me para e me çka kanë pasur, e kanë lënë gjytyrym”, u shpreh Stresi.