Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha është lidhur me një kalim tek Chelsea këtë verë.
Strakosha pritet të largohet nga Lazio pasi nuk është i dëshiruar për Maurizio Sarri.
27-vjeçari është një opsion për klubin londinez Chelsea, nëse Kepa Arrizabalaga largohet.
Pas zërave për një kalim të mundshëm, Strakosha ka deklaruar se ai ndihet i nderuar që lidhet me një kalim tek londinezët, duke shtuar se ëndrra e tij ishte gjithmonë të luante në Premier Ligë.
“Jam vërtet i nderuar që jam lidhur me një klub të lartë si Chelsea, është një ëndërr. Unë kam ëndërruar për Premier League që kur kam qenë fëmijë”, ka deklaruar portieri shqiptar.
Kujtojmë që edhe Fulham është lidhur me shërbimet e Strakoshas dhe mbetet të shihet në vazhdim se cila do të jetë e ardhmja e portierit të kombëtares shqiptare.