image Stoltenberg viziton Kosovën më 1 korrik

Kosovë

Stoltenberg viziton Kosovën më 1 korrik

news image

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta vizitojë Kosovën më 1 korrik, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, e cila e takoi Stoltenbergun në takimin e Koalicionit Global Kundër Daesh (ISIS/ISIL), që po zhvillohet në Romë të Italisë

“Takim shumë i përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm, Stoltenberg, ku folëm rreth vizitës së tij në Kosovë që do të bëhet me 1 korrik”, ka shkruar Gërvalla në llogarinë e saj në Twitter./Gazeta Sinjali/