image Stoltenberg: Jemi të shqetësuar nga retorika në Bosnjë dhe tensionet mes Kosovës e Serbisë - Sinjali

Stoltenberg: Jemi të shqetësuar nga retorika në Bosnjë dhe tensionet mes Kosovës e Serbisë

news image

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin me ministrat e Jashtëm të Finlandës, Suedisë dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, ka adresuar çështjen e Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se së fundi janë dëshmitarë të zhvillimeve shqetësuese në Bosnje e Hercegovinë dhe tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës dhe është një rajon i rëndësishëm për NATO-n dhe për Bashkimin Evropian. Jemi dëshmitarë të zhvillimeve shqetësuese. Ne jemi të shqetësuar nga retorika përçarëse në Bosnjë dhe Hercegovinë. Tensionet vazhdojnë mes Beogradit dhe Prishtinës. Reformat po ngecin dhe akterët e huaj kanë rritur ndikimin e tyre keqdashës”.

Stoltenberg gjithashtu tha se s’duhet harruar rruga e gjatë që është bërë nga vitet 1990.

“Ne i kemi dhënë fund luftërave brutale dhe vendet në rajon janë anëtarësuar si në Bashkimin Evropian ashtu edhe në NATO. NATO dhe Bashkimi Evropian po punojnë ngushtë së bashku, për të mirën e rajonit dhe vetëm në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë, ku NATO dhe BE punojnë dorë për dore”./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin