Ish mbrojtësi anglez, Carlton Palmer, ka thënë se ka disa të vërteta pas spekulimeve që e lidhin Steven Gerrard me postin e menaxherit të Aston Villa.
Villianët janë në kërkim të një trajneri të ri pasi vendosën ta shkarkojnë Dean Smith të dielën.
Aston Villa humbi pesë ndeshjet e fundit me trajnerin Smith në krye, kështu që ata po kërkojnë për një zëvendësues që mund ta kthejë skuadrën në rrugën e duhur sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Sipas Sky Sport, Gerrard është njëri nga kandidatët në listën e ngushtë për të marrë timonin e ekipit.
41 vjeçari aktualisht është në krye të ekipit skocez Rangers, ku edhe ka pasur sukses të jashtëzakonshëm ku sezonin e kaluar ekipi i tij e ka fituar ligën pa asnjë humbje. /Gazeta Sinjali Sporti/