image Stërvitja anti-amerikane: Bëhen bashkë në det, Kina, Irani dhe Rusia

Botë

Stërvitja anti-amerikane: Bëhen bashkë në det, Kina, Irani dhe Rusia

news image

Në mesin e tensioneve mes Teheranit dhe Washingtonit, Kina, Irani dhe Rusia bëhen bashkë për të treguar forcën përmes një stërvitjeje detare, të parashikuar të zhvillohet në oqeanin Indian dhe gjirin e Omanit në datat 27 deri më 30 dhjetor.

Kina do të nisë për këto manovra raketën “Xining” , siç pohoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kineze Wu Qian, pa dhënë megjithatë detaje të mëtejshme se sa është numri në total i personelit ushtarak apo anijeve që do të jenë pjesë e një nisme të tillë. Në Teheran zëdhënësi i forcave të armatosura Aboldazl Shekarchi tha se stërvitja do të “stabilizojë sigurinë” në rajon.

Qëllimi sipas tij është të forcohet i “sigurisë së tregtisë ndërkombëtare në rajon” si dhe “lufta ndaj terrorizmit e piraterisë”. Lajmi i stërvitjes së përbashkët vjen në një kohë tensionesh mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Uashingtoni ka propozuar një mision detar të udhëhequr nga SHBA-ja në Gjirin Persik, që pason një numër sulmesh në këtë rajon, për të cilat Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë fajësuar Iranin. Por Teherani i ka mohuar akuzat. Fërkimet mes dy vendeve janë rritur që kur Presidenti Donald Trump mori vendim t`i tërheqë Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Teheranin, në maj të 2018-s si dhe pas vendosjes së sanksioneve, që kanë dëmtuar rëndë ekonominë e republikës islamike.