Ylli anglez i Manchester City,Raheem Sterling ka vendosur që t’I qëndroj besnik skuadrës së tij.
Përkundër dënimit që ka marrë Manchester City për të mos luajtur dy sezone në Ligën e Kampionëve.
Agjenti i Sterling, Aidy Ward për ‘Daily Mirror’u shprehë se lojtari është I fokusuar vetëm te skuadra e Manchester Cityt.
“Raheem është i fokusuar tek Manchester Cityt dhe nuk do të hutohet nga lajmet për transferime për momentin”, u shprehë ai.
Për shërbimet e Sterling ka shumë skuadra të interesuara, në mesin e tyre Barcelona dhe Real Madrid.
Sipas mediave angleze, Real Madrid janë të gatshëm të paguajnë 150 milionë funta për shërbimet e anglezit.
Manchester City u dënua nga UEFA për shkak se nuk kishte respektuar rregullat e ‘Fair Play’-it financiar./Gazeta Sinjali/