image 1 mijë e 935 raste të divorcit për tre vjet e gjysëm

Sociale

1 mijë e 935 raste të divorcit për tre vjet e gjysëm

news image

Martesa mes dy personave bëhet për shkak të dashurisë që kanë çifti mes njëri-tjetrit, por në rast se gjatë marrëdhënies bashkëshortore nuk mund të tejkalohen mospajtimet, arrihet deri tek shkurorëzimi i çiftit.

Siç njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës, vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 janë regjistruar 280 raste të divorcit.

Në vitin 2019, janë regjistruar 722 raste të shkurorëzimit, më shumë se viti 2018, ku janë shënuar 713 raste ku çiftet i dhanë fund martesës së tyre.

Pra gjatë këtyre tre vite e gjysmë janë shënuar 1935 raste të divorcit në Kosovë. /GazetaSinjali/