image Stano: S'ka marrëveshje në takimin e sotëm në Bruksel

Politikë

Stano: S’ka marrëveshje në takimin e sotëm në Bruksel

news image

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Kurti e Vuçiq nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për targat.

Stano përmes një postimi në Twitter, ka deklaruar se takimi mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit në Bruksel ka përfunduar, po të dyja palët nuk kanë rënë dakord për një marrëveshje për targat.

“Kosovë Serbi: Takimi urgjent i Nivelit të Lartë i Aleksandër Vuçiqit dhe Albin Kurtit në Bruksel të organizuar nga Josep Borrell ka mbaruar. “Ishte përgjegjësia e të dy liderëve për të de-përshkallëzuar urgjentisht. Fatkeqësisht ata nuk ranë dakord për një zgjidhje sot”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/