image Stano: BE ka parashtruar një propozim që Vuçiq e pranoi ndërsa Kurti jo

Politikë

Stano: BE ka parashtruar një propozim që Vuçiq e pranoi ndërsa Kurti jo

news image

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Kurti e Vuçiq nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje për targat dhe se Kurti nuk e ka pranuar një marrëveshje të ofruar nga Bashkimi Evropian.

Stano përmes një postimi në Twitter, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Vuçiq ka pranuar një marrëveshje që Bashkimi Evropian e ka ofruar si zgjidhje për targat, ndërsa kryeministri i Kosovës, Kurti nuk e ka pranuar.

“Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne parashtruam një propozim që presidenti Vuçiq e pranoi sot ndërsa kryeministri Kurti jo”, ka shkruar ai.

Disa minuta më parë, Stano në Twitter, deklaroi se Kurti e Vuçiq nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje.

“Kosovë Serbi: Takimi urgjent i Nivelit të Lartë i Aleksandër Vuçiqit dhe Albin Kurtit në Bruksel të organizuar nga Josep Borrell ka mbaruar. “Ishte përgjegjësia e të dy liderëve për të de-përshkallëzuar urgjentisht. Fatkeqësisht ata nuk ranë dakord për një zgjidhje sot”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/