image Stanaj publikon projektin e ri muzikor "405"

Bota e Yjeve

Showbiz/ Stanaj publikon projektin e ri muzikor “405”

news image

Këngëtari i njohur shqiptar me famë botërore, Albert Stanaj, e ka publikuar projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “405” dhe është publikuar e shoqëruar me video me titra, transmeton Gazeta Sinjali.

Për tekstin, Stanaj ka bashkëpunuar edhe me Bryan Sledge, Sean Small dhe Sam Sumser, ndërsa për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Maddox “MaddMix” Chhim.

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të artistit në YouTube dhe qysh në fillim ka marrë komente të shumta pozitive nga publiku,/Gazeta Sinjali/