image “Stallë derrash”, Iliri nervozohet prej papastërtisë në shtëpi

Bota e Yjeve

“Stallë derrash”, Iliri nervozohet prej papastërtisë në shtëpi

news image

Pas debatit të mbrëmshëm me zë të lartë me Donaldin, edhe mëngjesi i sotëm ka nisur me nervozë për Ilirin dhe shkak është bërë një nga problem i shumë përfolur në shtëpi.

Mungesa e vëmendjes së banorëve lidhur me rregullin dhe papastërtinë ka arritur kulmin për Ilirin i cili e etiketoi shtëpinë si një “stallë derrash”.

Iliri është lider aktual i shtëpisë, i cili jo pak herë i ka kërkuar banorëve të kenë kujdes dhe organizim të shtuar në kuadër të pastërtisë në shtëpi.

Por, banorët në shtëpi janë ndarë në dy grupe, disa prej tyre qëndrojnë dhe përkrahin Donaldin e disa liderin aktual, Ilirin.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Vëllai i madh” ditën e sotme i ka dënuar dyshen për shkak të situatës së krijuar mbrëmë, ku si pasojë e tyre, gjendja shëndetësore e aktores nga Tropoja, Arjola Demiri, u përkeqësua dhe u nevojit intervenimi i mjekëve.

Dënimi i cili arriti sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri përmes zarfit është se dyshja (Donald – Ilir), duhet të luajnë me një top gjatë gjithë kohës por që nuk duhet ta lënë topin të bie asnjëherë në tokë.

Nëse ata arrijnë ta realizojnë këtë dënim për dy orë, atëherë të gjithë banorët do të fitojnë një darkë me fruta deti, por nëse mund ta vazhdojnë deri në katër orë, atëherë të gjithë mund të pranojnë gatime nga familjarët e tyre, e nëse bëhet për 6 orë, atëherë kanë të drejtën të shprehin një dëshirë në dhomën e rrëfimit që “Vëllai i madh” t’ua plotësoj.

/GazetaSinjali/