image Monika dhe Iliri përballen për herë të parë që pas daljes nga BBV

Bota e Yjeve

Monika dhe Iliri përballen për herë të parë që pas daljes nga BBV

news image

Për herë të parë që pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri janë përballur me njëri-tjetrin.

Aktorja ishte e ftuar në “Dance Albania” për të mbështetur konkurrenten Melisa Lleshin ku kryetar jurie i spektaklit të kërcimit është Iliri.

Mirëpo Monika duket se nuk kishte ardhur “duarbosh’’, ish-banorja kishte sjellë posaçërisht për balerinin bakllava dhe kadaif.

Pjesë nga biseda:

Monika Lubonja: Unë kam ardhur të mbështes Melisën, kam parë rrugëtimin e Melisës.

Ilir Shaqiri: Le t’i japim fillim festës së erdhi Viti i Ri, duhet bakllavaja, duhet kadaif.

Monika Lubonja: A mundet një moment?

Alketa Vejsiu: Prit ta shikoj se çfarë ka kurdisur… E paparashikueshme.

Ilir Shaqiri:Waww…

Monika Lubonja: Ma ke nxirë jetën me këtë bakllavanë. Tani meqë shquhesh që…

Ilir Shaqiri: Mos ke futur nga ato solucionet…

Monika Lubonja: Jo mo se nuk dua të të helmoj.

Ilir Shaqiri: Mos ka rënë ndonjë qime floku…

Monika Lubonja: Ça nuk hëngrëm nga duart e tua.

/GazetaSinjali/