image Stadiumi "Air Albania" mund të kthehet në spital

Koronavirusi/ Stadiumi “Air Albania” mund të kthehet në spital

news image

Shqipëria është duke iu nënshtruar një shtetrrethimi nga sot ku lëvizja gjatë javës do të jetë në orarin 5-1 ndërsa ditën e dielë nuk do të lejohet. Masa këto të marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e Coronavirus në vend, ku numri I rasteve të konfirmuara po rritet dita ditës.

Kryeministri Rama ka bërë sërish vetëm pak minuta më parë një dalje live në facebook, ku ka bërë thirrje për qëndrimin në shtëpi ndërsa thekson se situata mund të agravojë së tepërmi dhe në Shqipëri të kemi qindra të vdekur. Ndër të tjera kryeministri Rama duke iu referuar Kroacisë e cila po mendon të bëjë gati për spital stadiumin e Zagrebit ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe me “Air Albanian” nëse vazhdojmë të dalim jashtë.

“Kroacia more Kroacia, po e kthejnë stadiumin në Zagreb në spital. Imagjinoni tani ta kthejmë në spital ne “Air Albanian”. Larg qoftë dhe pse? Se duan disa që të luajnë domino e të dalin xhiro, se kanë mbaruar qepët dhe domatet dhe thua ti po ikim në udhëtimin e fundit në Itali si në kohën e komunizmit”, ka thënë Rama.