Sportisti i njohur në Itali që luan ragbi, Maxime Mbanda nuk është mbyllur në shtëpi por i ka dal në ndihmë popullit të tij.
Ai po e vozit vullnetarisht një auto-ambulancë në Parma, transmeton Gazeta Sinjali.
“Kur çdo gjë ishte anuluar në ragbi, po mendoja se si mund të ndihmoj edhe nëse nuk kam ekspertizë në shëndetësi. Unë gjeta Kryqin e Verdhë që po transportonte gjëra material në qendra të mjekësisë dhe ushqim për të moshuarit”, u shprehë ai AFP.
Deri më tani në Itali kanë vdekur mbi 4 mijë persona dhe numri i të infektuarve po rritet./Gazeta Sinjali/