image Spitalet e mbingarkuara në Itali, të infektuarit me koronavirus vendosen në anije

Kosovë

Botë/ Spitalet e mbingarkuara në Itali, të infektuarit me koronavirus vendosen në anije

news image

Vetura të ambulancës në Itali kanë bartur pacientë të prekur me koronavirus për t’i vendosur në një anije që është shndërruar në spital. Aty janë vendosur shtretër të spitalit dhe janë krijuar kushte për të prekurit nga pandemia. 

Një anije në Itali është shndërruar në spital.

Të hënën në portin e Gjenovas u morën pacientët e parë me koronavirus. Ata u dërguan në dhomat e spitalit të improvizuar në bord. Secila dhomë ka shtretër të spitalit dhe banjë, si dhe staf mjekësor.

Spitalet në Itali janë të mbingarkuara nga pacientët që kanë rezltuar pozitivë me këtë virus.

Italia është vendi i goditur më së keqi në Evropë nga koronavirusi. Deri më 24 mars kanë qenë mbi 6 mijë viktima dhe afër 70 mijë të infektuar.