image Spektakël e dramë në Madrid, kandidatët për titull barazojnë pas golit të Kroosit në kohën shtesë

Futboll

Spektakël e dramë në Madrid, kandidatët për titull barazojnë pas golit të Kroosit në kohën shtesë

news image

Real Madridi priti Sevillën në derbin e mbrëmjes, e vlefshme për javën e 35-të në La ligë, transmeton Sinjali Sport.

Sevilla në udhëtim nxori një barazim ndaj Real Madridit me rezultat 2-2.

Ivan Rakitic me asistimin te goli i Fernandos dhe golin e tij personal nga pika e bardhë realizuan mysafirët.

Në anën tjetër golat i shënuan Marco Asensio dhe Toni Kroos në minutën e 93-të.

 “Los Blancos” janë të dëshpëruar nga eliminimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Chelsea dhe ky barazim e bën garën për titull ende më interesant, pasi që ngritën në pozitën e dytë me 75 pikë, dy më pak se Atletico, e një më shumë se Barcelona.

Në tjetrën anë ky barazim Sevillës, ia humb gjasat për një befasi të këndshme për t’u shpallur ata kampion, duke e ditur që tanimë janë gjashtë pikë larg liderit.     /Gazeta Sinjali Sporti/