Është mbyllur pjesa e parë mes Spartak Moskës dhe Napolit, shkruan Sinjali Sport.
Rusët janë duke fituar me rezultat të pastër 2-0 ndaj italianëve në 45 minutat e parë.
Sulmuesi, Alexander Sobolev, ka realizuar që të dy golat për vendasit në minutën e tretë dhe të 28-të.
Në këtë ndeshje reprezentuesi kosovar, Amir Rrahmani është në bankën rezervë. /Gazeta Sinjali Sporti/