image Spartaku i Moskës mposhtë Napolin, Rrahmani luan rreth 20 minuta

Futboll

Spartaku i Moskës mposhtë Napolin, Rrahmani luan rreth 20 minuta

news image

Ka përfunduar takimi mes Spartak Moskës dhe Napolit në Europaligë, shkruan Sinjali Sport.

Rusët triumfuan me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj italianëve.

Sulmuesi, Alexander Sobolev, ka realizuar që të dy golat për vendasit në minutën e tretë dhe të 28-të.

Përderisa për mysafirët golin e vetëm e realizoi Elif Elmas në minutën e 64-të.

Në këtë ndeshje reprezentuesi kosovar, Amir Rrahmani ishte në bankën rezervë, por në minutën e 78-të u inkuadrua në vend të Lobotkas.

Me këtë fitore Spartaku ia rrëmben pozitën e parë napolitanëve me 7 pikë në grupin C, kurse Napoli zbret në pozitën e dytë me 7 pikë edhe kjo, por për shkak të golaverazhit. /Gazeta Sinjali Sporti/