image Spanja në fund të pjesës së parë shënon edhe një herë

Futboll

Spanja në fund të pjesës së parë shënon edhe një herë

news image

Sllovakia me Spanjën po luajnë ndeshjen e fundit në grup, shkruan Sinjali Sport.

Spanja ka realizuar për 2-0, pasi shënoi në fund të pjesës së parë.

Qendër mbrojtësi Aymeric Laporte realizoi golin e parë nën fanellën e Spanjës në minutën e 45+3, nga asistimi i Gerard Morenos.  

Martin Dubravka pasi e priti penaltinë, realizoi një autogol të pabesueshëm, për golin e parë në këtë sfidë.  

Dueli i dy kombëtareve në fjalë është i fundit në fazën e grupeve dhe të dyjave ju nevojitet fitorja.

Në stadiumin e Sevillës “de La Cartuja” është duke u zhvilluar ky takim.

Sllovakia ka një fitore dhe një humbje, ndërsa furia e kuqe ka dy barazime.

Në këtë grup Suedia është lider dhe ka kaluar në fazën eliminuese, ndërsa Polonia që po ashtu është në këtë grup do kërkojë kualifikimin tutje në ndeshjen ndaj Suedisë. /Gazeta Sinjali Sporti/