image Laporte priorietet i Barcelonës

Futboll

Laporte priorietet i Barcelonës

news image

Gjiganti spanjoll Barcelona kërkon të përforcojë repartin e mbrojtjes me anëtarin e Man Cityt.

Barcelona ka filluar të mendojë për përforcimet në merkaton e ardhshme.

Sipas ‘Fichajes’, ‘Blaugaranët’ janë ende të interesuar në transferimin e futbollistit të Man Cityt, Aymeric Laporte.

Gjiganti spanjoll edhe gjatë verës kishte shprehur interesim për Laporten, megjithatë marrëveshja mes palëve nuk u arrit.

Mbrojtësi nuk po bënë pjesë në planet e Pep Guardiolas dhe është duke menduar seriozisht largimin.

Guardiola po preferon dyshen Ruben Diaz-John Stones para Laportes. /Gazeta Sinjali Sporti/