image Spanja ndalon jahtin e oligarkut rus Mikheyev

Botë

Spanja ndalon jahtin e oligarkut rus Mikheyev

news image

Autoritetet spanjolle kanë ndaluar një jaht të quajtur “Lady Anastasia” në pronësi të oligarkut rus Alexander Mikheyev, i cili është nën sanksionet e BE-së, ka thënë një burim policor për Reuters.

Jahti nuk mund të largohet nga marina e Port Adriano në Mallorca, ku tani është ankoruar, tha burimi policor.

Autoritetet spanjolle janë në përputhje me një vendim të BE-së për të bllokuar asetet në pronësi të një liste rusësh të pasur me lidhje me Putinin.

/GazetaSinjali/