image Presidenti i Këshillit Evropian: Evropa duhet të hapet për rusët që po ikin

Evropë

Presidenti i Këshillit Evropian: Evropa duhet të hapet për rusët që po ikin

news image

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka bërë thirrje Evropës që të tregohet e hapur ndaj atyre që nuk duan të intrumentalizohen nga Putini.

Këto komente erdhën pas adresimit të zyrtarit të lartë evropian në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të premten dhe para një takimi kyç të ambasadorëve të BE-së të hënën brenda kornizës së së IPCR-së, raporton “Politico”.

“Në parim, mendoj se … BE-ja duhet t’i strehojë ata që janë në rrezik për shkak të opinioneve të tyre politike. Nëse në Rusi njerëzit janë në rrezik për shkak të opinioneve të tyre politike, për shkak se nuk e ndjekin këtë vendimin e çmendur të Kremlinit për ta nisur këtë luftë në Ukrainë, ne duhet ta marrim këtë në shqyrtim”, tha Michel.

Ai shtoi: “Unë pajtohem me idenë që ne duhet shumë shpejt të bashkëpunojmë dhe të bashkërendohemi, sepse ky është një fakt i ri – ky mobilizim i pjesshëm.”

/GazetaSinjali/