Çerekfinalja e parë në Kampionatin Evropian po zhvillohet mes Zvicrës dhe Spanjës, shkruan Sinjali Sport.
Spanja kaloi herët në epërsi ndaj Zvicrës, duke u mbyllur 45 minutat e parë me rezultat 0-1.
Denis Zakaria pas një devijimi nga goditja e Jordi Albas shënoi autogol.
Helvetët në këtë takim janë pa liderin e ekipit Granit Xhakën, i cili do mungoj për shkak të kartonëve, kurse kapiten në këtë ballafaqim është Xherdan Shaqiri.
Kjo sfidë ka filluar në ora 18:00, në stadiumin e Shën Petersburgut “Gazprom Arena”. /Gazeta Sinjali Sporti/