image Spanja humb nga Suedia, Italia dhe Bullgaria ndajnë pikët

Futboll

Spanja humb nga Suedia, Italia dhe Bullgaria ndajnë pikët

news image

Kualifikimet për kampionatin botëror “Katar 2022” janë duke u luajtur, shkruan Sinjali Sport.

Ndeshja më interesante e mbrëmjes ishte mes Suedisë dhe Spanjës.

Suedia e befasoi stuhinë e kuqe duke e mposhtur me rezultat 2-1.

Golat e Isak dhe Claesson ndihmuan skandinavët të arrijnë fitoren e tretë në grup, duke qenë e para me 9 pikë, derisa Spanja ka 7, në këtë grup bën pjesë edhe Kosova që është e treta me 3 pikë.

Takimi befasues ishte edhe ai mes kampionit evropian Italisë dhe Bullgarisë.

Azzurri u ndal nga ballkanasit në shtëpi me barazim 1-1.

Ylli i evropianit te italianët, Chiesa, ishte ai që e hapi ndeshjen me golin e minutës së 16-të, por duke qenë kjo e tëra nga skuadra e Mancinitm, pasi Iliev barazoi në min e 39.

Italia gjendet e para në grupin C me 10 pikë nga 4 lojë, kurse Bullgaria prej 4 ndeshjeve ka 2 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/