image Spalletti shpjegohet pse nuk e përshëndeti homologun e tij pas humbjes

Futboll

Spalletti shpjegohet pse nuk e përshëndeti homologun e tij pas humbjes

news image

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti refuzoi t’i shtrëngonte dorën trajnerit të Spartak Moskës, Rui Vitoria, pas humbjes në Europa League, duke e lënë kolegun e tij të hutuar.

Incidenti ndodhi në përfundim të rezultatit 2-1 nën borën e madhe në Moskë mbrëmjen e sotme.

Ai tha se nuk u përshëndet nga trajneri kundërshtar në fillim të ndeshjes, andaj refuzoi që ta përshëndet atë pas lojës.

“Nuk erdhi të përshëndetej në fillim, andaj nuk desha as unë pas ndeshjes. I përshëndes të gjithë në fillim. Dhe është shumë e lehtë të përshëndetesh më vonë kur të kesh fituar. Duhet të mirëpresësh çdo trajner para fillimit të ndeshjes”, tha Spalletti. /Gazeta Sinjali Sporti/