Luciano Spalletti do të jetë trajneri i ri i Napolit, pas shkarkimit të Gennaro Gattusos.
Spalletti do të nënshkruajë kontratë deri në qershorin e vitit 2023 me skuadrën italiane, ku pjesë e saj është mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani.
62-vjeçari vjen me një përvojë të theksuar në Serie A, pasi në tërë karrierën e tij menaxheriale ka drejtuar vetëm një skuadër jashtë Serie A, Zenitin e Rusisë për pesë vite. /Gazeta Sinjali Sporti/